E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëspresidenti JD Vance: Maduro nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë amerikane. SHBA nuk bën kompromis me narko-terrorizmin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka përshëndetur operacionin ushtarak amerikan në Venezuelë, duke e cilësuar atë si një sukses të madh të forcave speciale.

Ai deklaroi se kapja e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij është dëshmi se SHBA-ja është e vendosur të ndalë trafikun e drogës dhe të rikthejë burimet e vjedhura.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka përsëritur akuzat ndaj presidentit venezuelian Nicolas Maduro, duke e cilësuar atë përgjegjës për trafikimin e drogës dhe duke theksuar se Uashingtoni i kishte ofruar disa “rampa zbritjeje” përpara se të ndërmerrej operacioni ushtarak për kapjen e tij.

“Presidenti Trump ofroi disa mundësi për të shmangur përplasjen, por ishte shumë i qartë gjatë gjithë këtij procesi: trafiku i drogës duhet të ndalet dhe nafta e vjedhur duhet t’i kthehet Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Vance.

Ai shtoi se Maduro nuk mund t’i shmanget drejtësisë amerikane vetëm sepse jeton në një pallat në Karakas.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Vance theksoi se operacioni ushtarak amerikan kishte për qëllim kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij, me synimin që ata të nxirren para gjyqit në SHBA.

“Maduro është personi më i ri që kupton se Presidenti Trump e mendon me gjithë mend atë që thotë,” shkroi ai, duke përgëzuar gjithashtu operatorët specialë amerikanë për realizimin e një operacioni që e cilësoi “mbresëlënës”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›