Zgjedhjet e 11 majit, nis numërimi i votave nga Greqia

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Në Parkun Olimpik në Tiranë ka nisur sot procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të Greqisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.
Votat e mbërritura nga Greqia u lanë pezull pas kërkesës së bërë nga PD drejtuar KQZ.
Por pas këtij vendimi, PS e ankimoi në KAS, dhe ky i fundit i dha të drejtë. Në vijim PD kallëzoi KQZ-në, për të anuluar edhe një herë numërimin.
/m.m/j.p/