E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Himarë -Celibashi: Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika

Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shprehet se të gjithë qendrat e votimit janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor dhe se procesi po ecën normalisht dhe pa problematika.

“Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës“, shkruan Celibashi.

Himariotët i janë drejtuar këtë të diel (4 gusht) kutive të votimit për zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyre mes kandidatëve Vangjel Tavo mga mazhoranca dhe Petro Gjikuria nga opozita.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›