E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhupa: Projekti TID në Durrës, i pakonsultuar me banorët

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryetarja e Komisionit të Kulturës dhe Turizmit, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa theksoi sot se projekti TID në Durrës nuk ka pasur kritere të qarta si dhe pse duhen prishur disa shtëpi te vjetra durrsake, shumë larg amfiteatrit dhe pjesë e historisë së qytetit ndërkohë që ngjitur tyre ndërtohen të reja.

Gjatë takimeve me qytetarë në Durrës, Zhupa pa nga afër çfarë është projekti TID dhe pasojat që sjell për qytetin dhe banorët.

Zhupa tha se AADF po sillet si armike e trashëgimisë së durrsakëve dhe selektiviteti ka qenë i lidhur me fijet e pushtetit dhe klientelës.

“Shpronësimet e parashikuara po ashtu janë në vlera qesharake, që nuk përputhen me vlerën e tregut. Vetëm në Shqipëri shembet historia dhe objektet e trashëgimisë me justifikimin se i shërbejnë turizmit. Njerëzit kanë pranuar të prishen shtëpitë ngjitur me amfiteatrin, por jo të prishen shtëpi pa asnjë lidhje me amfiteatrin vetëm për interesa klienteliste që të hapin tokën për projekte të tjera nesër”, nënvizoi Zhupa.

Disa nga banorët u shprehën se ka munguar transparenca dhe konsultimi me banorët për të parë realisht pasaportat e objekteve që janë historike.

Bulevardi “Epidamn” do t’i nënshtrohet një projekti rijetësimi, të njohur si TID Durrës, i cili po realizohet përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Durrësit.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›