Zhvlerësohet euroja, dollari amerikan në nivele të qëndrueshme

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën euroja humbi terren në këmbim me lekun, ndërsa dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 96,50 lekë ose 0,07 lekë më pak, ndërsa dollari këmbehet me 82,87 lekë.
Ndërkohë, paundi britanik zbriti me 0,04 lekë dhe këmbehet me 110,47 lekë dhe franga zvicerane u zhvlerësua me 0,40 lekë dhe këmbehet me 102,80 lekë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.87 | 0.00 | |
| Euro | EUR | 96.50 | -0.07 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.47 | -0.04 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 102.80 | -0.40 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 53.07 | -0.36 | |
| Dollari Australian | AUD | 55.02 | +0.06 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.87 | +0.45 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.87 | +0.06 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.20 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.92 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 112.98 | -0.17 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 348391.28 | -1,593.59 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4853.24 | +32.95 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.73 | +0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.73 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 1.95 | 0.00 | |
/r.e/a.f/