E Diel, 1 Nëntor 2026

Zilia me smirën, nuk duhen ngatërruar në efektet e tyre

Lexova me vëmendje artikullin në faqet e suplementit të Fundjavës për zilinë. Mendimi im është që zilia është një dukuri pozitive, që duhet ta kete çdo njeri. Ajo është si të thuash një thirrje, një shtyse për të ndjekur shembullin pozitiv.

Te kesh zili një njeri që ka rezultate, do të thote se duhet ta imitosh ate se ai me shembullin e tij të nxit për ta ndjekur. Kur e shikon me syrin e keq, arritjen e tjetrit, ajo shndërrohet në zili negative, pra e ke inat ate për sa ka arritur, veçanërisht kur je apo ke qene në kushte të barabarta.

Pra zilia duhet marre si diçka pozitive, si shtyse, si emulacion për të ecur përpara. Po shoqeria e ka konceptuar keq kuptimin e vertete të ZILISE apo të asetit si e quajnë disa. Të kesh zili në kuptimin e keq të fjales apo ta shohësh ecjen e tjetrit suksesshëm përpara, do të thote së manifeston shfaqje të dobëta të karakterit njerëzor.

Një nga ato keshillat e Biblës apo Kur`anit, është pikerisht shprehja: “Mos e ki zili tjetrin, po përpiqu ta imitosh”, (pasosh në arritje). Për ta perfunduar kete diskutim miqesor permes gazetes do të thosha: Zili ka i pazoti, i paafti… Nuk duhet ngatërruar ZILIA me CMIREN.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›