Zjarr i madh në një magazinë me bimë mjekësore në Mamurras, ndërhyjnë zjarrfikësit - ATSH -
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Një magazinë me bimë mjekësore në zonën e Mamurrasit (Kurbin) është përfshirë nga zjarri.
Flakët kanë përfshirë ambientet e magazinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe neutralizimin e flakëve, me qëllim shmangien e përhapjes së zjarrit në objektet përreth.
/e.i/a.f/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
