Zjarr në një parking në zonën e Astirit në Tiranë, digjet një motomjet

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një parking në zonën e Astirit, në vendin e njohur si “Vila L”. Nga flakët është djegur një motomjet, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për të sqaruar shkaqet e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
/rtsh.al/