Zjarr në zonën e Shushicës, rrezikohen 3 banesa

Tre banesa janë në rrezik, pas një zjarri që ka rënë në dy fshatra, Bunavi dhe Grabian në Njësinë Administrative Shushicë të Vlorës.
Sipas informacioneve, zjarri i favorizuar nga era është përhapur.
Dy automjete zjarrfikëse po shkojnë në terren për të ndërhyrë dhe parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.