Masakrojne shoferin per nje fyerje
Elbasan- Adoleshentet dalin jashte kontrollit dhe masakrojne me thika shoferin e nje firm private ne Elbasan. Shkak mesohet se eshte bere nje fyerje mes paleve qe ka cuar deri ne masakrimin ne mes te qytetit. Ngjarja ndodhi rreth ores 20:00 te mbremjes se shtune, ne vendin e quajtur Kryqezimi i Kristoforidhit. Kater adoleshente te pajisur me thika dhe mjete te mprehta kacavida, kane sulmuar Resmi Fetahun, 20 vjec, shofer i nje firme private ne Elbasan. Ngjarja ka terrorizuar kalimtaret e shumte ne bulevard, qe ne ate ore ishin te shumte, nderkohe qe policia u njoftua menjehere per perleshjen. Askush nuk ka guxuar te nderhyje per te shmangur incidentin e rende dhe vetem pas largimit te agresoreve nga vendngjarja kalimtaret i erdhen ne ndihme te demtuarit.
Viktima eshte gjendur i pambrojtur mes te rinjve, te cilet e kane qelluar tete here me thike ne pjese te ndryshme te trupit. Burime policore thane se i demtuari ka qene ne shoqerine e nje shoku te tij, ndersa ka rene pa ndjenja ne toke dhe vetem atehere te rinjte agresore jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Skena ka terhequr vemendjen e dhjetera qytetareve qe ne ate cast po kryenin xhiron e mbremjes ne Bulevardin qendror. Ne vendngjarje ka arritur policia, e cila ka transportuar per ne spital Resmi Fetahun. Mjeket thane se 20 vjecari ndodhet nen kujdes shendetesor, por ne gjendje serioze per jeten. Policia ka shpallur ne kerkim autoret e krimit. Sipas te dhenave te para, uniformat blu kane shoqeruar tre te rinj te moshes 15-17 vjec. Nga te dhenat paraprake rezulton se konflikti ka ndodhur per motive banale.
Por adoleshentet kane vendosur te tregojne forcen dhe pasi jane paisur me thika kane masakruar kundershtarin ne qender te qytetit. I demtuari eshte futur menjehere ne sallen e operacionit dhe diten e djeshme gjendej jashte rrezikut per jeten. Gjate marrjes ne pyetje te deshmitareve, agjentet arriten te mblidhnin te dhena rreth konfliktit mes dy grupeve. Sipas policise, mesohet se nje fyerje banale mes te rinjve qe kishin pasur njohje me njeri-tjetrin, mendohet te jete edhe shkaku i perleshjes se pergjakur. Gjate marrjes ne pyetje tre te dyshuarit kane mohuar te kishin sulmuar 20-vjecarin, duke u shprehur se nuk e njihnin ate. Agjentet jane vene ne kerkim edhe te nje personi te katert qe mendohet te jete autori kryesor qe ka nxitur grindjen e dhunshme ne qender te qytetit te Elbasanit mbremjen e se shtunes. Sulmet me thika jane mjaft te shprehura ne kete qytet. Gjate ketij viti jane regjistruar mbi 50 raste sipas policise.
F.S.