Dosja e kufomes ne dore te Interpolit
Lushnje- Policia e Lushnjes i kalon Interpol Tiranes dosjen per kufomen e nje te riu te masakruar dhe djegur ne Grabian ne fillim jave. Perpjekjet e deshtuara per te identifikuar viktimen kane bere qe drejtuesit e grupit hetimor te kerkojne ndihme jashte vendit. Per pese dite me radhe ne komisariat nuk eshte marre asnje telefonate anonime te personave qe kerkonin te afermit dhe po keshtu ne morg nuk eshte bere identifikimi i viktimes. Burime policore thane se jane shtuar mundesite qe viktima te jete nje shtetas kosovar ose maqedonas qe per te humbur gjurmet eshte vrare dhe fshehur ne kete zone.
Hetimet
Dosja i eshte percjelle Policise se Shtetit diten e djeshme se bashku me te dhenat, gjurmet e gjetura dhe fotografine e ripunuar ne kompjuter. Edhe pas verifikimit te te dhenave ne database per personat qe kishin nxjerre pasaporta ne qarkun e Fierit dhe ne vend, nuk u be e mundur qe kufoma i moshes 20-23 vjec te identifikohej. Burime zyrtare thane se shpresohet qe kete here ndihma e policise kosovare dhe asaj maqedonase te coje ne identifikim dhe zbardhjen e ngjarjes. Hetimet per te zbardhur nje tjeter ngjarje te vjeter deshtuan, kur nje i ri qe mendohet se eshte kosovar u ekzekutua e me pas u dogj duke u hedhur ne gremine ne zonen e Mallakastres, gjate vitit 1999. Dita e djeshme ka qene intensive per kreun e komisariatit te Lushnjes, Gazmend Noga, pas ngjarjes se ndodhur disa dite me pare ne vendin e quajtur Tre Ura, komuna Grabian, ku u gjet i masakruar e me pas i djegur me benzine trupi i nje personi rreth te 20-ve. Kreu i policise ka qene me pushime ne Borsh te Sarandes, por i eshte dashur t'i nderprese ato per t'u vene ne krye te hetimeve dhe per te kopsitur dosjen me te fundit.
Dyshimet
Sipas kryepolicit Noga, mesohet se nga ana e komisariatit jane kryer te gjitha veprimet e mundshme per identifikimin e kufomes, qe nga pyetja ne terren ne zonen qe mbulon dhe deri tek plotesimi i dosjes dhe dergimi i saj ne Drejtorine e Policise Fier. Nje kopje e dosjes mesohet se dje i eshte percjelle Ministrise se Brendshme, zyres se Interpol Tiranes. Burime zyrtare thane se Interpolit i eshte sugjeruar qe te kerkoje ndihmen e policise kosovare nepermjet instancave hetimore ne kete shtet dhe asaj maqedonase ne Shkup. Dyshimet se viktima eshte nga keto dy vende shtohen nga dita ne dite per faktin se ne sallen operative kane munguar telefonatat nga te interesuarit. Ekspertet dyshojne per nje hakmarrje te mundshme qe eshte finalizuar pikerisht ne zonen e Lushnjes, ndersa i riu mendohet te jete nje emigrant qe pushonte pergjate bregdetit te Durresit apo Divjakes.
"Kemi shperndare fotografite ne qarqe"
Kryepolici i Lushnjes rrefen per hetimet e deritanishme per ngjarjen e disa diteve me pare qe tronditi opinionin mbareshqiptar. "Kemi bere cfare kemi mundur", ka pohuar Noga per gazeten "KJ" diten e djeshme. Mesohet se jane pyetur banore dhe shperndare fotografi te kufomes. Gjithashtu eshte bere ballafaqimi i fotos se kufomes me personat qe kane prodhuar pasaporta ne rang drejtorie te policise dhe nuk ka pasur asnje rezultat per identifikimin. Ne sallen operative te policise Lushnje, si dhe ne ate te Fierit, nuk ka pasur asnje telefonate apo interesim banoresh rreth viktimes. "Fotografite jane shperndare edhe ne te gjitha drejtorite e policive ne qarqe", tha Noga. Tashme shpresat kane mbetur tek identifikimi i kufomes nga policia kosovare dhe ajo maqedonase, pasi dyshohet se ai eshte nje pushues.
Karakteristikat
Viktima eshte i moshes 20-23 vjec, me floke te zeza, te qethura shkurt dhe te lyera me xhel. I veshur me nje bluze te zeze, pantallona trecerekeshe, atlete te bardha me vije te kuqe qe lexojne "Nike". Me vete ka pasur nje pakete cigaresh dhe dy pale celesa, ndersa nuk i jane gjetur dokumente identifikimi dhe leke. Kjo ka veshtiresuar hetimet e grupit hetimor te prokurorise se Lushnjes.