E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.Drejtori amerikan për Evropën viziton SPAK, vlerëson Dumanin: Vendosi standarde në bashkëpunim me SHBA kundër organizatave kriminale ndërkombëtare

Kreu i SPAK, Altin Dumani i cili është në fund të mandatit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme, ka pritur sot në një takim zëvendësdrejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore Lyn Debevoise.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale. Bëhet me dije se në takim përfaqësuesi amerikan ka vlerësuar Altin Dumanin për punën e bërë si Drejtues i SPAK.

Theksohet gjithashtu se Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.


Reagimi:

Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›