E Martë, 3 Nëntor 2026

Zv.drejtori ekzekutiv i “Voltalia”-s: Parku diellor i Karavastasë model bashkëpunimi, etapë e pavarësisë energjetike të Shqipërisë

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Zëvendësdrejtori ekzekutiv i kompanisë “Voltalia”, Yoni Ammar deklaroi sot se Parku Diellor i Karavastasë, me një kapacitet prej 140 megavat dhe një investim 145 milionë euro, është më i madhi në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij në përurimin e Parkut Diellor të Karavastasë, Ammar tha se “ky park është gjithashtu një model i bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë”.

“Një vit pas fillimit të prodhimit po festojmë jo vetëm përfundimin e një projekti madhor, por gjithashtu edhe një etapë të rëndësishme për pavarësinë energjetike të Shqipërisë”, theksoi Ammar.

Ky projekt strategjik, vijoi Ammar, mishëron plotësisht atë çfarë mund të bëjmë ne kur bashkojmë forcat tona për të përshpejtuar pavarësinë energjetike luftën kundër ndryshimit klimatik dhe tranzicionin e vendit nga një status importuesi në një status eksportuesi të energjisë diellore në centrale evropianë.

“Falë besimit reciprok dhe punës bashkëpunuese mes “Voltalia”-s, qeverisë shqiptare dhe shoqërive KESH, OSSHE, OST dhe BERZH e Intesa San Polo, si dhe gjithë partnerëve për furnizimin me pajisje dhe kryerjen e punëve ne arritëm t’ia dalim që shndërrojmë një projekt të bukur në letër para disa vitesh në një operacion performues prodhues”, nënvizoi Ammar.

Më tej, Ammar i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ekipeve të tyre duke i cilësuar si partnerë thelbësorë të kësaj “aventure”.

“Mbështetja e autoriteteve shqiptare dhe franceze tregon për vullnetin e përbashkët të dy vendeve tona për të përforcuar bashkëpunimin në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm e të vazhdueshëm të inovacionit dhe pavarësisë energjetike të Shqipërisë. Jemi krenarë për atë kemi krijuar në Karavasta dhe atë çfarë do bëjmë në vitet e ardhshme”, tha Ammar, duke shtuar se ky është vetëm fillimi.

Ammar bëri të ditur se në Durrës do të fillojë ndërtimi i centralit të Spitallës.

“Ky central do t’i shtojë 100 megavat prodhimit shqiptar deri në 2027-ën. Kjo është etapë e re e angazhimit tonë afatgjatë në këtë vend për të mbështetur ambiciet e tij falë programit tonë të zhvillimit prej mbi 500 megavat energji diellore”, tha Ammar.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›