- Qeveria akordon fondin prej 58.270.000 lekë, ndihmë për familjet e dëmtuara nga termeti në Qarkun e Korcës, si dhe për riparimin e banesave Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme mi
- Qeveria akordon fondin prej 58.270.000 lekë, ndihmë për familjet e dëmtuara nga termeti në Qarkun e Korcës, si dhe për riparimin e banesave
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për akordimin e një fondi buxhetor disa njësive të qeverisjes vendore në Qarkun e Korcës, për t'u ardhur në ndihmë familjeve që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti i rënë muajin e kaluar, në 23 nëntor 2004, si dhe për riparimin e objekteve të dëmtuara.
Duke qenë se është situatë dimri dhe në pamundësi që banorët të rindërtojnë apo riparojnë banesat e dëmtuara, Qeveria ka akorduar një fond prej 58.270 000 (58 milionë e 270 mijë) për njësitë e qeverisjes vendore të Qarkut të Korcës që janë prekur nga tërmeti.
Dëmtimet më të mëdha janë shkaktuar në komunat Barmash, Bashkinë Leskovik, komunën Qendër Leskovik, si dhe në komunën Novoselë, komunën Qendër Ersekë dhe në Bashkinë Ersekë.
Pas vlerësimeve të dëmeve nga Komisioni i Ekspertëve në Këshillin e Qarkut Korcë, është bërë kategorizimi i objekteve: në ato të pabanueshme dhe në ato me dëmtime mesatare dhe të lehta.
Mbi këtë bazë, vendimi i sotëm i qeverisë përcakton që për familjarët e shtëpive që janë të pabanueshme nga dëmtimet, të akordojë fonde ndihme, shpërndarja e të cilave do të bëhet nga organet vendore përkatëse.
Ndërsa për banesat me dëmtime mesatare dhe të lehta është menduar që fondi i ndihmës t'u jepet organeve të qeverisjes vendore në cdo njësi, për t'u përdorur për riparimin e objekteve të dëmtuara.
Në këtë vendim propozohet që të akordohen fonde edhe për riparimin e objekteve social-kulturore të dëmtuara nga tërmeti.
•Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për Planin Kombëtar të Emergjencave Civile" që përbën edhe dokumentin kryesor të politikave të shtetit shqiptar në këtë fushë.
•Po ashtu, një vendim i rëndësishëm i marrë sot në mbledhjen e qeverisë është edhe ai "Për miratimin në parim të marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për kontratën financiare, për projektin e ndërtimit të TEC-it, në Vlorë"
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi Aldrin Dalipi u shpreh:
Pyetje: Cili eshte komenti juaj ne lidhje me pretendimin e drejtuesve te partive te koalicionit per ndryshimet ne ne qeveri perpara buxhetit
Pergjigje: Se pari Sot ne mbledhjen e qeverise nuk eshte diskutuar per ndryshime por jane marre vendime per komunitetet apo reformat.
Se dyti nuk besojme se zgjidhjet nen presion nga cdo pale ndihmojne nje koalicion te konsolidohet.
Mendojme se koalicioni ka nje pike shume te forte ku bashkohet dhe kjo eshte sfida e. ardhshme elektorale dhe nje perfaqesim dinjtoz perpara elektoratit socialist apo te partive te tjera qe perbejne kete koalicion jo vetem partiak por dhe qeverises.
Dhe se fundi buxheti dhe paketa fiskale duhet te japin shembullin qe ky koalicion eshte i tille pra nje koalicion qe vepron dhe synon konsolidimin e qeverisjes me kontribute reale dhe qe percjelle imazhin e duhur ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare te cilat konsiderohen si nje sfide e rendesishme per te ardhmen e vendit. Keshtu qe besojme çdo çeshtje ne kete funksion duhet trajtuar ne tryeza institucionale te koalicionit.
Pyetje: Dje perfaqesues te partive politike kane sulmuar qeverine per nje buxhet te deshtuar?
Pergjigje: Dua te theksoj se vijme nga nje vit shume i mire financiar me investime dhe privatizime te sukseshme dhe si rrjedhoje nuk mund qe viti qe vjen te jete i ndryshem.
Qeveria nuk ka bere buxhet elektoral por buxhet apo pakete fiskale reale, qe do te thote rreth 70 milion euro me pak taksa ne pergjithesi pra qe lehteson bisnesin e vogel, bisnesin e mesem, bisnesin e madh fermeret dhe punonjesit e administrates nga taksat.
Per tju permendur nje fakt konkret vetem per buj qesine ne mes te vitit te ardheshem parashikohet heqja e akcizes se naftes.
Ndersa per t ju referuar dy viteteve elektorale per zgjedhjet parlamentare 2001 dhe 2005 ju bej me dije se shifrat e te ardhurat dhe inevestimeve jane si me poshte:
Ne buxhetin e vitit te ardhshem parashikohen 181 miliard te ardhurat tatimore nga 114.2 miliard ne vitin 2001.
te ardhurat nga tatime e dogana parashikohen 134 miliard kur ne 2001 87.7 miliard.
Shpenzimet kapitale per investimet e parashikuara jane 49.5 miliard nga 43.3 qe ishin ne 2001.
Dua tju kujtoj gjithashtu qe transfertat e buxhetit per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe statuse te tjera si invalid etj jane 54.2 miliard nga 36 miliard ne 2001
Po ashtu transferimet e buxhetit per mbrojtjen sociale do te jene 10.8 miliard nga 8.8 miliard ne 2001.
Ju theksoj kjo nuk ishte pergjigje ndaj ndonje individi por ndryshimi mes vitit te fundit qe jane zhvilluar zgjedhjet parlamentare qe eshte 2001 me vitin e ardhshem te ketyre zgjedhjeve, 2005.
Pyetje:Çmund te na thoni per hapat qe po hidhen ne lidhje me protesten e arsimtareve?
Pergjigje:Kryeministri dhe Qeveria po e trajtojne me seriozitetin dhe vullnetin e duhur kete ceshtje. Bisedimet jane duke vazhduar me perfaqesuesit e pedagogeve per kete ceshtje.
Pyetje: A ka ndonje te re lidhur me ceremonine e varrimit te marinsit Gentjan Marku ne Shqiperi?
Pergjigje:Kryeministri, autoritetet e ministrise se mbrojtjes kane marre kontaktet e duhura me perfaqesuesit e institucioneve perkatese amerikane dhe pritet qe ne fillim te javes se ardheshme ndoshta diten e hene trupi i ushtarit Gentjan Marku do te vije ne atdhe shoqeruar nga dy marinsa te ushtrise amerikane dhe do te behen te gjithe nderimet u duhura ne vendlindjen e tij. Po sot me propozim te kryeministrit Komiteti perkates e ka shpallur ushtarin Gentjan Marku "Deshmor te Atdheut".