Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell, me rastin e largimit nga kjo detyrë, i ka drejtuar një mesazh falenderimi Kryeministrit të Shqipërisë, z.Fatos Nano pë
Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell, me rastin e largimit nga kjo detyrë, i ka drejtuar një mesazh falenderimi Kryeministrit të Shqipërisë, z.Fatos Nano për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA gjatë viteve të fundit.
Në këtë letër, Sekretari i Shtetit Powell shprehet se "ka qenë fati im i mirë të punoj me Ju, gjatë kësaj kohe kur jemi përballur me sfida të papërsëritshme të kohës dhe unë jam i kënaqur që përpjekjet tona kanë forcuar lidhjet ndërmjet dy vendeve tona. Unë nuk do ta harroj miqësinë dhe mbështetjen Tuaj. Pres mundësinë për të punuar përsëri me Ju dhe t'Ju shpreh urimet më të mira për të ardhmen".