E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme të radhës miratoi vendimin për "Për shpalljen e muajit Dhjetor " Muaji i Fesimeve të Vitit të Ri" Tradicionalisht festimet e vitit të Ri n

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme të radhës miratoi vendimin për "Për shpalljen e muajit Dhjetor " Muaji i Fesimeve të Vitit të Ri"

Tradicionalisht festimet e vitit të Ri në vendin tonë fillojnë shume ditë para ndërrimit të viteve. Për të mbështetur dhe formalizuar traditën e krijuar prej shumë viteve, është menduar që muaji dhjetor të shpallet si muaj i fesimeve të Vitit të Ri.

Gjatë këtij muaji të gjitha institucionet shtetërore, si ato qëndrore dhe ato vendore, brenda mundësive të tyre financiare dhe të juridiksionit lëndor a territorial, duhet të marrin masat që t'i përgjigjen dhe të mbështesin përgatitjet individuale të shtetasve për festimet e fundvitit.

Gjithashtu, këto institucione në mjediset e tyre dhe në mjediset publike për të cilat ato janë përgjegjëse të organizojnë dhe krijojnë infrastukturën përkatëse festive, mbështetur dhe në traditën e krijuar për keto ditë feste.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›