E Diel, 1 Nëntor 2026

- Kryeministri ka marrë mesazhe edhe nga Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Kryeministri i Turqisë dhe ai i Bullgarisë - Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Kryemini

- Kryeministri ka marrë mesazhe edhe nga Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Kryeministri i Turqisë dhe ai i Bullgarisë -

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Kryeministri i Hungarisë, Ferenc Gyurcsany, pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Në këtë mesazh, zoti Gyurcsany rikonfirmon marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve. Duke shprehur interesin e qeverisë që ai drejton për procesin e integrimit të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike, zoti Gyurcsany siguron se "në këtë proces, me shumë kënaqësi ne do të ndajmë me ju eksperiencën dhe do t'ju ofrojmë asistencën tonë".

***

Kryeministri Fatos Nano ka marrë gjithashtu mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiabao, me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë. Në këtë mesazh zoti Jiabao shprehet:

"Vitet e fundit besimi reciprok politik midis Kinës dhe Shqipërisë është thelluar vazhdimisht dhe bashkëpunimi midis dy palëve në fusha të ndryshme zgjerohen dita ditës me suksese të konsiderueshme". Duke e vlerësuar edhe një herë vizitë e suksesshme të Kryeministrit Nano në Kinë si nxitje të mëtejshme të marrëdhënieve midis dy vendeve, zoti Jiabao shpreh besimin se "së bashku do të hapin faqen e re të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve në frymën e Komunikatës së Përbashkët midis Kinës dhe Shqipërisë"

***

Me rastin e festës kombëtare, Kryeministri Nano ka marrë një mesazh urimi edhe nga Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në mesazhin e tij, zoti Erdogan shpreh bindjen se "marrëdhëniet e miqësisë së rrënjosur midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi konkret në çdo fushë do të vazhdojnë të kontribuojnë jo vetëm në dobinë e dy vendeve dhe popujve tanë, por në të njëjtën kohë edhe për paqen dhe stabilitetin e rajonit".

Më tej, zoti Erdogan shprehet se "Turqia i vlerëson arritjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt institucioneve auroatlantike dhe do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të arritur këtë qëllim".

***

Një mesazh urimi me rastin e festës kombëtare, Kryeministri Nano ka marrë edhe nga Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Simeon Saxs-Coburg Gotha. Në këtë mesazh Kryeministri bullgar shpreh gadishmërinë "për një partneritet akomë më aktiv dhe punë të përbashkët për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, në atmosferën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta- integrimi europian dhe euroatlantik, edhe në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›