E Shtunë, 31 Tetor 2026

-71 gradë celsius, temperatura më e ulët në botë

Moskë, Temperatura më e ulët e matur në fshatin Ojmjakon, në veriun e largët të Rusisë është regjistruar minus 71.2 gardë Celsius.

“Kjo temperaturë kaq e ulët nuk është matur në asnjë vend në botë”, shkruan Daily Mail, transmeton “Zhurnal”.

Ojmjakon në rusishte do të thotë ujë që nuk ngrin kurrë, ndërsa vendi e ka marrë emrin pasi aty rrjedh një ujë i ngrohtë.

Në këtë fshat jetojnë rreth 500 banorë, të cilët merren kryesisht me blegtori, shumica e shtëpive ngrohen me thëngjill apo dru, kurse të paktë janë ata që ngrohen me teknologjinë moderne.

Në fshat ka vetëm një shitore me ushqime, ka një shkollë e cila i mbyll dyert nëse temperatura arrin minus 52 gradë Celsius.

Nëse vdes ndonjëri prej banorëve, atëherë për varrimin e tij pritet disa ditë deri sa të shkrihet toka.

Dita në këtë fshat zgjatë nga 3 orë, në dhjetor, e deri në 21 orë gjatë në fillim të muajit qershor, kurse atëherë temperaturat shkojnë deri në plus 30 gradë Celsius./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›