E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot proteston Lëvizja Vetëvendosje!

(E plotësuar) Përveç aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kjo protestë po mbështetet edhe nga shumë qytetarë dhe organizata tjera.

Protesta e sotme po bëhet për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, me kërkesat:

1. Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.

2. Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.

3. Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.

4. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar edhe transportin nga të gjitha qytetet e Kosovës, për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj protesta” ka thënë Adonis Tahiri për Indeksonline./Indeksonline/

.....

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për sot protestë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, protesta do të nisë në orën 14, te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, dhe do të jetë paqësore.

Kjo protestë është reagim që vjen në mungesë të një veprimi konkret nga Qeveria e Kosovës, pas largimit nga Presheva të lapidarit të ushtarëve të rënë të UÇPMB-së nga ana e xhandarmërisë serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›