E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Garuli për ndotjen akustike

Edhe pse ne Shqipëri ekziston një ligj për ndalimin e zhurmës ne zonat e banuara, ai është i pazbatueshëm. Ministria e Mjedisit fajëson bashkite për mosmiratimin e hartës qe ndan zonat dhe nivelin e zhurmës ne to. Me nisjen e sezonit turistik ku pjesa me e madhe e njerëzve përqendrohen ne zonat bregdetare, drejtuesit e mjedisit i kërkojnë kryebashkiakeve te ndalojnë zhurmat pas orës 23:00 te natës, kryesisht ato ne lokalet e natës. Ligji për ndotjen akustike ka me shume se dy vjet qe është miratuar. Jo me larg se vera e kaluar disa bashki te qyteteve bregdetare nisen ta aplikonin, por rezultoi mision i pamundur për policinë bashkiake ndaj biznesmenëve te lokaleve. Shqipëria është një nga vendet me ndotjen me te larte akustike ne Evrope. Edhe pse ligjet hartohen sipas standardeve evropiane strukturat për t'i zbatuar ato janë thuajse primitive.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›