'> OSSH rikthen errësirën
Situata e mire hidrike qe ka kaloi vendi këtë dimër, si dhe privatizimi i Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes nuk kane mjaftuar qe qytetaret shqiptare te furnizohen me energji elektrike pa ndërprerje. Konsumatoret edhe pse u përballën me rritje çmimit te energjisë ne fillim te këtij viti, ankohen se dritat u ndërpriten deri ne dy ore ne dite. Kjo situate ndodh pa u njoftuar me pare nga OSSH edhe pse kompania e ka për detyrim ta beje një gjë te tille. Enti Rregullator i Energjisë thotë se nuk ka kufizime për shkak te mungesës se energjisë. Por ato mund te jene vetëm për probleme rrjeti. E megjithatë pas ankesave te qytetareve, kreu i këtij institucioni thotë se do te nise një verifikim për te kontrolluar punën e OSSH. Por mungesa e energjisë është një nga problemet qe po hasin qytetaret ne kulmin e sezonit veror. Një tjetër shqetësim janë faturat e kripura qe OSSH i kërkon qytetareve te paguajnë. Ankesat janë te shumta pasi ne shume raste mbifaturimi është i pabazuar.