'> Arrestohen drejtori i burgut te Rrogozhinës
Drejtori i burgut te Rrogozhinës dhe dy specialiste te edukimit janë arrestuar për mitmarrje. Pajtim Murrja dhe specialistet Denis Tosku dhe Ismail Cumani akuzohen nga prokuroria se ne bashkëpunim kane përfituar shuma te mëdha parash, ne këmbim te favoreve ndaj te dënuarve, kryesisht leje me kusht. Sipas prokurorisë, nga përgjimet dhe vëzhgimet ne burg, është provuar korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës nga tre zyrtaret. Policia ka shpallur ne kërkim edhe sekserin Fatos Gosa, pronar i një lokali ne Peqin, i cili akuzohet se krijonte lidhjet mes te afërmve te të dënuarve dhe drejtuesve te burgut.