'> Dhjetëra te vdekur ne Uganda
Te paktën 64 persona kane vdekur dhe mbi 70 te tjerë janë plagosur, si pasoje e një serie shpërthimesh ne kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Sipas burimeve zyrtare, dy bomba kane shpërthyer ne dy restorante te mbushura plot me njerëz qe ndiqnin finalen e botërorit ne Uganda. Dyshohet se mes viktimave ka pasur edhe turiste te huaj, ku deri me tani është konfirmuar vdekja e një amerikani. Mediat vendase theksojnë se përgjegjës për këto sulme është grupi somalez "Al Shabab", i cili ka lidhje te forta me Al-Kaeden. Sulmet ne Uganda janë dënuar edhe nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.