'> Josipoviç vizite ne Maqedoni
Minoriteti kroat ne Maqedoni, çështja e emrit, marrëdhënia e Maqedonisë me Kroacinë dhe vendet e tjera te rajonit, kane qene teme bisedimesh mes presidentit kroat, Ivo Josipoviç dhe homologut te tij maqedonas, Ivanov. Pas takimit koke me koke, Josipoviç shprehu mbështetjen e Kroacisë për një zgjidhje sa me te shpejte te emrit. Ndërsa dy krerët e shteteve theksuan se ky takim do te përforcoje bashkëpunimin ndërshtetëror. Gjate qëndrimit te tij ne Shkup, Josipoviç do te takohet edhe me kryeministrin Gruevski. Ndërkaq, ministri i Jashtëm Milloshovski ka deklaruar se Maqedonia është ne pritje te një date nga BE-ja për rinisjen e negociatave me Greqinë për emrin.