'> Pronat e ushtrisë dalin ne shitje
Shkurtimet e shpenzimeve publike kane filluar te ndihen ne institucionet qeveritare. Sinjalet e para vijnë nga ushtria e cila ka nxjerre ne shitje thuajse te gjitha pronat e saj. Lista e gjate e reparteve ushtarake dhe magazinave qe do te dalin ne shitje i është dërguar Ministrisë se Ekonomisë për nisjen e procedurave. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaroi se çmimet e këtyre pronave do te kenë vlerën e tregut. Por nëse trualli ku është ngritur reparti apo magazina ushtarake ka pronar, ajo do t'i kthehet atij dhe ky i fundit do te paguaje vetëm vlerën e objektit.