E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Meta homazhe ne Srebrenicë

Numri dy i qeverise shqiptare dhe ministri i jashtëm Ilir Meta, mori pjese ne ceremoninë përkujtimore te 15-vjetorit te masakrës se Srebrenices ne Bosnje, ku edhe beri homazhe ne nderim te 8000 viktimave. Ne një prononcim te dhënë për mediet, z. Meta theksoi edhe njëherë rendësinë qe mbart kjo dite. "Nuk mund të mungoja në këtë përvjetor shumë të rëndësishëm të Tragjedisë së Srebrenicës, që është krimi më i madh kundër njerëzimit që pas Luftës së II Botërore. Jam këtu për të shprehur solidaritetin tonë me të gjithë popullin e Bosnje-Hercegovinës dhe me familjarët e viktimave, por njëkohësisht edhe të theksoj angazhimin tonë, që duke përkujtuar ngjarje te tilla kaq tragjike, që nuk kanë ndodhur shumë larg në të kaluarën, të mësojmë se si të mos përsëriten më dhe njëkohësisht të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e Bosnjës, qytetarët e rajonit dhe për fëmijët tanë," është shprehur Meta. Gjate qëndrimit ne Srebrenice, kryediplomati shqiptar u prit nga zyrtaret me te larte te shtetit boshnjak, nga te cilët edhe u shoqërua ne disa aktivitete te organizuara ne nderim te viktimave te masakrës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›