E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Negociatat, Ruçi-Patozi për krizën

Mazhoranca dhe opozita gjeten pjesërisht gjuhen për hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit te kaluar, por pa mundur te arrijnë një kompromis për piken qe i ndan me shume, trajtimin e fletëve te votimit. Takimi i 2 krerëve te grupeve parlamentare, te mandatuar nga partitë për negociata, u krye ne ambientet e kryesisë se Kuvendit. I pari qe mbërriti 40 minuta para orës se takimit, ishte demokrati Astrit Patozi. 10 minuta pas tij, ne ambientet e kryesisë se parlamentit u shfaq edhe Gramoz Ruçi, iI shoqëruar nga sekretari i çështjeve ligjore Fatmir Xhafaj. Bisedimet nisen ne orën 11:00, ne ambientin qe njihet si "Dhoma e pritjes". Mediat ishin te pranishme vetëm pak minuta, për te fiksuar pamjet e takimit te përfolur prej kohesh. Madje mbarësia qe uroi Patozi, shkoi deri ne rënien dakord për ngritjen e një komisioni te ri hetimor brenda këtij muaji, me shumice dhe kryesim te opozitës, dhe objekt hetimi fillimisht materialin zgjedhor. Një tjetër pike e marrëveshjes është afati 7 ditor qe detyron institucionet t'i ofrojnë çdo material Komisionit. Por takimi i radhës mes Rucit dhe Patozit, duhet te zgjidhe çështjen e trajtimit te fletëve te votimit,ajo qe ka krijuar dhe krizën politike një-vjeçare ne vend. Ne këtë pike, mazhoranca qëndron njësoj e vendosur për te mos lëshuar: kutitë me fletët e votimit hapen vetëm nëse e urdhëron Gjykata Kushtetuese. 2 negociatoret u përpoqën te transmetojnë mesazhin e vullnetit për zgjidhjen e krizës, por pa dhënë asnjë detaj sesi mund te mbërrihet ne një marrëveshje për fletët e votimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›