E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Rama: Po privatizohen çerdhet

Bashkia e Tiranes ka vendosur qe për te lehtësuar prindërit nga impenjimet e tyre te përditshme, çerdhet e kryeqytetit te qëndrojnë te hapura gjate gjithë periudhës se verës. Gjate një takimi me stafin e edukatoreve te çerdheve, kryebashkiaku Edi Rama denoncoi nismën e qeverise për te privatizuar gjithçka, përfshirë këtu kopshtet edhe çerdhet. Ne një kohe qe nevoja për ambiente te reja për fëmijët sa vjen dhe rritet, Rama tha se hapësira për godina te reja po zvogëlohet, pasi ato kane dale ne shitje. Kryebashkiaku Rama u premtoi stafit te edukatoreve se do te rrisë pagat, pasi ato po përballen me një shtim ne rritje te fëmijëve, për shkak te përmirësimit te kushteve te shërbimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›