E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> "Autonomia vendore po cenohet"

Shoqata për Autonomi Vendore i bën thirrje qeverise te mos vere pavarësinë e tyre nen presion. Sipas kësaj shoqate, qeveria vazhdon te hartoje ligje qe cenojnë autonominë e bashkive e komunave te drejtuara nga opozita. Ata i kërkojnë Këshillit te Evropës te monitoroje nga afër pretendimet e shoqatës. Pak dite me pare Freedom House ka publikuar një raport, i cili i dha Shqipërisë notën 3 ne vlerësimin e përparimit te demokracisë vendore. Gjate vitit 2009 qeveria Berisha aprovoi ligje, te cilat u kontestuan se shkelin te drejtat e qeverive vendore siç janë ato për taksat dhe për administrimin e territorit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›