'> Kandidatet për "Topin e Arte"
Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s ka bere publike dhe 10 kandidatet për fitimin e çmimit "Topi i Arte" i Afrika e Jugut 2010. Tre futbolliste i përkasin Spanjës David Vila, Xavi dhe Andres Injesta. Dy lojtare janë nga skuadra tjetër finaliste Arjen Roben dhe Uesli Shnajder. Po kaq kandidate ka dhe gjermania: Bastian Shvainshtaiger dhe Mesut Ozil. Lojtaret e tjerë janë bomberi i Uruguait Diego Forlan, ai i Ganës Asamoah Gian dhe argjentinasi Lionel Mesi. Ne botërorin e kaluar fitues i Topit te Arte ishte Zinedin Zidan ndërsa Oliver Kan është i vetmi portier qe e ka fituar këtë trofe.