'> Beja: Opozita kërkoi shtyrjen e rezolutës
"Me amendamente qe binin ndesh me kushtetutën shqiptare, opozita tentoi te shtynte serish miratimin e rezolutës se Parlamentit Evropian për vendin tone". Kështu u shpreh kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme, demokrati Fatos Beja, i pranishëm ne debatin e Strasburgut. Pikërisht një prej këtyre amendamenteve qe u refuzuan, sipas zotit Beja, ishte ai qe nen hetim parlamentar te përfshihej togfjalëshi: "te gjitha materialet zgjedhore", çka nënkuptonte dhe hapjen e kutive te fletëve te votimit. Kreu i komisionit te jashtëm theksoi domosdoshmërinë e fillimit nga puna te komisionit te hetimor për zgjedhjet, ndërsa, sipas tij, partneret ndërkombëtare u treguan te kujdesshëm qe ne tekstin e rezolutës te mos lihej asnjë hapësirë qe mund t'i shërbente rikthimit te politikes ne pretekstet e te shkuarës. Beja tha se kjo rezolute i hap rrugën liberalizimit te vizave ne fillim te vjeshtës dhe për këtë iu referua një letre te kreut te komisionit te brendshëm te PE drejtuar presidencës evropiane te Belgjikës. Edhe kreu i Partisë Bashkimi për te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, doli sot me thirrjen publike te gjetjes se një zgjidhjeje kompromisi pas miratimit te rezolutës ne Parlamentin Evropian.