'> Prezantohet buxheti i ri
Konferenca e kryetareve e mbledhur me urgjence për te përfshirë ne kalendarin e punimeve te kuvendit ndryshimet ne buxhet ka nisur me debat lidhur me procedurën qe duhet ndjekur për te diskutuar draftin financiar. Opozita këmbënguli qe ky projektligj te shkonte me pare ne parlament, e me pas ne niste diskutimet ne konferencën e kryetareve, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga mazhoranca. Pas këtij debati, ministri i financave prezantoi buxhetin e rishikuar, qe sipas tij te ardhurat publike do te shkurtohen me 27 miliard leke. Ndërsa rritja ekonomike për këtë vit do te jete 2 % me e ulet nga parashikimi fillestar. Ajo qe te bie me shume ne sy ne këtë draft është se niveli i shpenzimeve publike do te ulet me 19 miliard leke, me këtë shifër qeveria shqiptare shkon ne nivelin e vitit 2006 te investime publike. Bode paralajmëroi një bllokim te tenderimeve te reja, për te punuar me kontratat e vjetra. Rishikimi i buxhetit erdhi si një domosdoshmëri, pasi taksat dhe tatimet nuk u mblodhën ne nivelin e parashikuar. Një situate kjo qe paraqet situatën makroekonomike te vendit. Ndaj shkurtimi i buxheti erdhi edhe për te ruajtur borxhin publik e për rrjedhojë edhe deficitin buxhetor.