'> Bosch: Është koha për zgjidhje te krizës
Një dite pas rezolutës se PE, edhe ambasadori i OSBE Robert Bosch i bën thirrje forcave politike për arritjen e një konsensusi për zgjidhjen e krizës. Nga Vlora diplomati Bocsh tha se palët duhet te gjejnë gjuhen e përbashkët për ta çuar vendin përpara. "Kam lexuar deklaratën e Parlamentit Evropian dhe mesa unë e kuptoj, ajo bën thirrje për bashkëpunim mes partive politike dhe kjo duket rruga e vetme e zgjidhjes. Duhet të gjenden pika për bashkëpunim dhe kompromis dhe jo pika ndryshimi. Duhet arritur në një zgjidhje të përbashkët dhe jo në një pikë ku vetëm njëra palë të mbetet e lumtur nga ajo çka mund të arrihet. Dhe ky është parimi i përgjithshëm i një demokracie, që të gjitha palët të ulen së bashku dhe të arrijnë kompromisin. Dhe nëse nuk është e mundur që të arrihet një kompromis, atëherë mund te vendose mazhoranca, por duhen bërë përpjekje për kompromis." Këtë deklarate Bosch e beri nga Vlora, ku mori pjese ne forumin me teme "Evropa ndërmjet meje dhe teje". Gjate takimit ai është ndalur konkretisht në mënyrën e funksionimit të zyrës se OSBE si dhe kontributin e deritanishëm në jetën shoqërore e politike të vendit.