'> Bashkia kundër Këshillit
Bashkia e Fierit është ne proces gjyqësor me Këshillin Bashkiak te këtij qyteti. Gjithçka ka nisur pas miratimit te draft buxhetit te hartuar nga demokratet dhe aleatet e tyre te LSI-se. Bashkia nuk njeh buxhetin e miratuar prej mazhorances ne këshill, ndaj ka paditur këshilltaret, duke kërkuar pavlefshmëri te këtij akti. Por seanca e dyte është shtyre për te dytën here brenda 10 ditësh, pasi trupi gjykues nuk është mbledhur. Çështja pritet te shqyrtohet nga tre gjyqtare te Fierit, dy prej cilëve nuk kane qene te pranishëm për shkak te angazhimeve profesionale dhe problemeve shëndetësore.