E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Korçë, prefekti nuk njeh KRRT-në

Situata e tensionuar politike ne qendër, është përcjellë edhe ne baze duke shkaktuar përplasje mes njësive vendore qe drejtohen nga socialistet dhe atyre qe varen nga qeveria. Ne Korçë, bashkia dhe prefektura janë përplasur serish, kësaj here për KRRT-ne e bashkise. Prefekti nuk njeh vendimet e marra ne mbledhje pa praninë e anëtareve te djathte. Ndërsa bashkia e cilëson gjithçka loje te pastër politike për te penguar punën e njësisë vendore. KRRT-ja e bashkise se Korçës përbëhet prej 15 anëtarësh, shtate prej te cilëve i përkasin te djathtëve. Pak kohe me pare kreu i bashkise akuzoi demokratet dhe aleatet e tyre se po kërkojnë te marrin shumicën ne KRRT duke kërkuar ndërrimin e një anëtari qe ishte propozuar para tre vjetësh nga LSI. Por demokratet deklaruan se kërkesa synonte mbrojtjen nga shkatërrimi te vlerave urbane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›