E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Çfarë përmban rezoluta për Shqipërinë

Kriza politike ne Shqipëri është një nder shqetësimet kryesore te eurodeputeteve, qe zë një vend te rëndësishëm ne rezolutën për Shqipërinë, te miratuar ne Parlamentin Evropian ne Strasburg. Ne këtë dokument te reporterit Nikolaos Kuntis i kërkohet klasës politike shqiptare qe te gjegje gjuhen e dialogut për te mbyllur kapitullin e krizës, qe vijon qe prej zgjedhjeve te 28 qershorit: "Është për te ardhur keq qe kriza politike po vijon qe prej zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 dhe nënvizojmë se funksionimi i institucioneve, veçanërisht parlamentit, përbëjnë themelet e një sistemi demokratik te konsoliduar dhe një kriter politik me shume ne proceset eurointegruese. Mirëpresim vendimin e opozitës për te hyre ne parlament, por shprehim keqardhje qe pavarësisht lehtësirave te krijuara nga unioni, ende nuk është arritur asnjë konsensus politik. I kërkojmë palëve qe te marrin përgjegjësitë dhe te ndërtojnë një dialog politik konstruktiv. Theksojmë se zgjidhja e këtij ngërçi mund te arrihet vetëm përmes respektimit te plote te kushtetutës dhe principeve te transparencës". Ndërsa i kërkohet mazhorances dhe opozitës te shikohen me kujdes te gjitha vërejtjet e raportit te OSBE/ODIHR, ne një paragraf te shkurtër theksohet dështimi për ngritjen e një komisioni hetimor: "Shprehim zhgënjimin për dështimin ne arritjen e një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorances për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit". Sa i përket çështjes se vizave, rezoluta e miratuar ne parlament thekson se vendimi për heqjen ose jo te vizave do te jepet ne fund te vitit 2010, por ky vendim do te varet nga progresi i bere për te plotësuar kushtet e prapambetura: "Mirëpritet propozimi i 27 majit nga ana e komisionit për liberalizimin e vizave dhe i kërkojmë këtij te fundit te kontrolloje përmbushjen e kritereve te mbetura ne muajt ne vijim. Pas këtij vëzhgimi, këshilli dhe parlamenti duhet te japin një vendim për vizat brenda këtij viti". Ne rezolutën për Shqipërinë, eurodeputetet gjithashtu shprehin shqetësimin për nivelin e larte te korrupsionit ne vend, si dhe për nevojën e një reforme te thelle ne sistemin gjyqësor. Problem sipas këtij dokumenti evidentohet edhe ne lirinë e medies, punësimin ne administrate dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›