E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Berisha: Do shtoj studentet ne Universitete

11% është rritur këtë vit numri i pranimeve ne universitete duke e çuar numrin e studenteve ne mbi 23 mije e 500. Sipas kryeministrit Sali Berisha, ky është një hap qe përshtatet me objektivin e programit qe pas tre viteve kjo shifër te shkoje ne 150 mije. Risi për këtë sezon akademik është trefishimi i studenteve ne fushën e shkencave te teknologjisë dhe informacionit, çka flet për një orientim te arsimit te larte drejt tregut te sotëm te punës. Pas rritjes se sforcuar te pensioneve dhe asaj ende te parealizuar te pagave, si dhe ne prag te shkurtimit me 25 % te shpenzimeve ne buxhet, kryeministri i ka hequr ministrit te Financave dhe universiteteve mundësinë për te shtuar buxhetin me tarifa me te larta shkollimi edhe këtë vit. Një jave me pare, qeveria rriti pensionet, duke paralajmëruar për këtë te mërkurë dhe rritjen e pagave. Kjo nuk u realizua ne këtë mbledhje, ndërkohë qe ne oborr te godinës kryeministrore Partia Socialiste bënte thirrje kundër rritjes se pagave te larta qe nga tre krerët e shtetit, deputetet dhe personat politike ne stafet përkatëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›