E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Pas debatit te një dite me pare mes te majtëve dhe te djathtëve ne Parlamentin Evropian, qe u fokusua ne krizën politike ne Shqipëri, eurodeputetet kane miratuar me 567 vota pro, 47 kundër dhe 19 abstenim, rezolutën për Shqipërinë. Ky dokument me 26 pika, i cili ne thelb është një konsensus mes eurodeputeteve te PE-se, te votuar edhe ne komitetin për punët e jashtme te parlamentit ne Bruksel është votuar pa kontestime ne këtë seance plenare. Te mërkurën, krahas përplasjeve te deputeteve te djathte te kryesuar nga Doris Pack e Eduard Kukan qe mbështesnin mazhorancen dhe te majtëve te përfaqësuar nga Svoboda e Boshtinaru te cilët akuzonin si përgjegjës te krizës kryeministrin Berisha, te gjithë u shprehen për nevojën e një konsensusi politik për zgjidhjen e krizës. Ne fjalën e tij te fundit qe përmbylli edhe debatin ne parlamentin e Strasburgut, eurokomisioneri Stefan Fyle i përcolli këtë mesazh klasës politike shqiptare: "Kriza politike ne Shqipëri dhe mungesa e dialogut mes qeverise dhe opozitës qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit, përbëjnë një shqetësim. Te dyja krahët duhet te gjejnë gjuhen e përbashkët dhe te gjejnë një zgjidhje për krizën përmes kushtetutës dhe transparencës. Te gjitha mangësitë qe evidentohen ne raportin e OSBE/ODIHR-it duhen pare me kujdes për zgjedhjet e ardhshme lokale. Mirëpres rikthimin e opozitës ne parlament dhe ve theksin te konsensusi politik për reformat e mëdha te vendit". Krahas krizës, eurodeputetet ne seancën e djeshme preken pothuajse te gjitha pikat e dobëta te vendit tone, ku ne krye te listës se kritikave u renditen çështje si liria e munguar e medies, korrupsioni, gjakmarrja, dhe procesi i pronave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›