'> Berisha: Daul nuk me mbështeti
Pas vizitës se përfolur ne Tirane te kryetarit te Grupit te Partive Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian Jozef Daul, kryeministri Berisha ka deklaruar se takimet e tij ishin thjesht për integrimin evropian. Gjate një konference te përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ne Durrës, shefi i qeverise mohoi qe vizita e Daul te kishte si qellim mbështetjen për mazhorancen. Një dite pas samitit te katër presidenteve ne Prizren, një tjetër takim i rëndësishëm i liderëve politike rajonale është zhvilluar, kësaj radhe ne Shqipëri. Kryeministri Berisha ka kaluar një dreke pune me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi, ne vilen qeveritare ne Durrës, ku dhe ne prani te disa ministrave te te dy qeverive kane biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, e sidomos për lëvizjen e lire. Sa i përket marrëdhënieve me Beogradin, zoti Thaçi nënvizoi se tashme bisedimet me Serbinë bëhen ashtu si me shtetet e tjera te rajonit. Ndërsa theksoi se integriteti territorial i shtetit te Kosovës është i pakthyeshëm, ai shprehu bindjen se vendimi i gjykatës ndërkombëtare te drejtësisë do te jete pozitiv dhe marrëdhëniet me Serbinë hyjnë ne një tjetër etape.