E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> ILDKP ndëshkon 18 zyrtare

Lufta kundër korrupsionit ka bere qe tre zyrtare te administratës shtetërore te paditen ne prokurori për fshehje te pasurisë, ndërsa 15 te tjerë te gjobiten për konflikt interesi. Zyrtaret janë punonjës te administratës tatimore dhe asaj doganore. Masat janë marre nga inspektorati i larte i kontrollit dhe deklarimit te pasurisë, i cili nuk bën te ditur identitetin e personave. Tre zyrtaret për te cilët tashme ka një padi penale se kane bere deklarim te rreme, çka le vend për hetim te një korrupsioni te mundshëm me detyrën. Ndërsa 15 te tjerët qe janë gjobitur me një shume prej 100 deri ne 200 mije lek te rinj, sipas njoftimit te inspektoratit te larte, nuk kane shmangur konfliktin e interesit ne afatin e përcaktuar. Pjesa me e madhe e zyrtareve te ndëshkuar janë punonjësit te administratës se përgjithshme te tatimeve dhe doganave ne Tirane, ndërsa te tjerët i përkasin degëve ne rrethe. Mes tyre janë edhe katër kryetare te pushtetit lokal, ne Tirane, Shkodër dhe ne jug te vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›