E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Berisha: Koalicion suksesi

Përgjigjen ndaj kërkesës se opozitës për dorëheqjen e Ilir Metes e ka dhënë dhe kryeministri Sali Berisha, kur ne një vjetorin e formimit te koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cilësoi atë te suksesshëm dhe themel i një te ardhmeje te përbashkët afatgjate. I suksesshëm jo vetëm ne prioritetin kryesor qe është integrimi europian, por dhe ne fushat te tjera, vlerësohet veprimtaria e koalicionit nga kryeministri, teksa përmendi funksionimin e shtetit ligjor, apo qendrueshmërinë ekonomike. Ne këtë pike ai iu kundërpërgjigj akuzave te opozitës qe shoqëruan rritjen e pensioneve. Sipas kreut te qeverise, socialistet kane ne deklaratat e tyre gafa te pafalshme ekonomike. Edhe këtë te hënë ne fund te fjalës se tij ne grupin parlamentar ka zënë vend botërori i Afrikës se Jugut, teksa nuk ka kursyer vlerësimet për ekipin gjerman, pas fitores se thelle me Argjentinën. Një jave me pare këtë te fundit e kishte vlerësuar me po te njëjtën note.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›