E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Tensionohen marrëdhëniet Turqi Izrael

Pas incidentit te 31 majit, ku si pasoje e përleshjes se komandove izraelite me aktivistet turq qe po dërgonin ndihma humanitare ne rripin e Gazës humben jetën 9 persona, Turqia ka ashpërsuar tonet e saj. Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu, përmes një konference për shtyp ne Ankara ka deklaruar se, qeveria e vendit te tij do t'i ndërpresë te gjitha marrëdhëniet diplomatike me Izraelin nëse ky i fundit nuk kërkon ndjese publike. Ky reagim, ka pasuar deklaratën e kryeministrit te izraelit Netanjahu, i cili pak dite me pare tha se Tel Avivi nuk ka ndërmend te kërkoje falje lidhur me ngjarjet e 31 majit. Tensionet Turqi-Izrael nuk u ulen as pas takimit ne nivel ministrash mes dy vendeve. Turqia nga ana e saj kërkon hetim te plote te ngjarjes, vënien para drejtësisë te autoreve dhe një falje publike nga ana e Izraelit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›