'> Buxheti, në pritje të FMN-së
Qeveria shqiptare duhet te gjeje fakte te forta për t'i argumentuar Fondit Monetare Ndërkombëtar një veprim kontradiktor ekonomik. Nga njëra ane qeveria po përgatitet te shkurtoje buxhetin me afro 10%, ose 40 miliard leke, pasi mbledhja e te ardhurave nuk garanton shifrat e parashikuara. Por nga ana tjetër ajo ka premtuar te rrisë pagat. Një jave me pare këshilli i ministrave rriti pensionet, ndërsa vendimin për pagat pritet te merret pas një konsultimi qe do te ketë gjate kësaj jave me një mision te FMN-së, qe do te mbërrije ne Shqipëri. Ne fillim te vitit, FMN-ja tha se qeveria kishte parashikuar shifra te ekzagjeruara ne buxhet, te cilat nuk përputheshin me pritshmërie ekonomike. Por një kritike e tille nuk u mor parasysh. Ne muajt e pare te vitit, institucioni ndërkombëtar i sugjeroi serish qeverise, qe ne kushtet aktuale te buxhetit te mos rrisë pagat dhe pensionet, por vetëm ti indeksoje ato. Por kësaj radhe, këshilli hasi ne deklarata te forta te kryeministrit, cili ka premtuar se rritja e pagave do te jete me e madhja e realizuar ndonjëherë. I gjithë ky optimizëm vjen ne një kohe kur, qeveria duket qarte se është ne vështirësi për para. Ky fakt konfirmohet edhe nga huaja qe mori ne tregun e brendshëm ne shumën prej 25 milion euro. Ndërkohë qe nevojat janë edhe me te mëdha.