'> Gjermania në merkato

Gjermania e Joakim Lev me prezantimet e saj fantastike duket se do te jete edhe kombëtarja e cila do te përfshihet me shume ne merkaton e veres. Pancerat me një grup futbollistesh te rinj me vlera ekonomike jo stratosferike, duket se kane tërhequr vëmendjen e shume klubeve te mëdha evropiane. Një nga futbollistet qe është evidentuar me shume është 21-vjeçari i Verder Bremen, Mesut Ozil. Pronari i kampioneve ne fuqi te Europes, Masimo Morati, kërkon ta sjelle ne Milano, pavarësisht se është i vetëdijshëm qe duhet te mundi konkurrencën e Barcelonës. Por, zikalterit janë duke studiuar edhe 26-vjeçarin Bastian Shvainshtaiger i cili, sipas specialisteve, është dhurata qe Morati kërkon t'i beje ne mesfushe trajnerit Rafa Benitez. Por për yllin e Bajerinit, Reali është gati te ofroje plot 50 milionë euro, pa lëne mënjanë edhe Milan, ku vete Galiani është i goditur nga botërori fantastik qe ka zhvilluar Shvaini. Zikalterit pëlqejnë edhe Tomas Myler, por sulmuesi duket i vetmi nga grupi gjerman qe është jashtë merkatos. Sipas "Gazetta dello sport" mesfushori Sami Kedira pëlqehet nga Juventus, Fiorentina, Arsenal dhe Manceshter United . Por 20 milionë euro qe kërkon Shtutgarti duket se do te lenë jashtë skuadrat italiane. Juventus vazhdon te shikoje terrenin për Serdar Taskin, ndërsa ka ne mendje edhe Lukas Podolski, i cili mund te jete njeriu ideal për skemën 4-4-2 te Del Nerit.