E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Berisha: SHISH do te votohet

Pavarësisht reagimit te forte te ndërkombëtareve kundër ndryshimeve ne ligjin per Shërbimin Informativ, apelit te opozitës për ta shtyre draftin, votat kundër te LSI-se, apo edhe te paktën 3 demokrateve, kryeministri Berisha konfirmoi se mazhoranca do te miratoje këtë ligj. Megjithatë mbetet e paqarte se si do te bëhen këto ndryshime, pasi amendamenti i demokrateve, qe i vinte mandat kreut te SHISH, u rrezua nga komisioni i sigurisë. Duke ia lënë kuvendit rregullimet ligjore për ta miratuar këtë ligj te shume kontestuar, sipas te gjitha gjasave, drafti do te dërgohet për miratim ne seancën e fundit te këtij sesioni, ditën e hënë. Ndërsa duke iu referuar deklaratës se presidentit se do te dërgojë ne shtator ne kuvend kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese kryeministri reagon: "Çdokush duhet te respektoje kushtetutën, nga qytetari deri te presidenti". Sipas mazhorances, presidenti ka shkelur tashme afatet kushtetuese, pasi qe prej 4 qershorit ka mbarur mandati i kreut te gjykatës kushtetuese dhe presidenti e kishte te gjithë kohen e nevojshme për ta zëvendësuar atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›