'> Sejdiu vizite informale ne Tirane
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu mbërrin për një vizite informale ne Tirane, vetëm 2 dite pas vendimit te gjykatës ndërkombëtare te drejtesise qe njohu ligjshmërinë e pavarësisë se Kosovës. Takimin e pare Sejdiu e zhvilloi me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi me te cilin konsumuan një mëngjes pune. Pas këtij takimi Sejdiu deklaroi se Kosova është gati te organizoje një diplomaci aktive për te rritur numrin e njohjeve. Presidenti shqiptar Bamir Topi i thirrje Serbisë, te njohe Kosovën. Presidenti Fatmir Sejdiu është pritur edhe nga kryeministri Berisha, i cili tha nuk mund te ketë rishikim te kufijve, por vetëm rregullim ligjore për sa i përket statusit te 3 komunave me shumice serbe ne veri te shtetit kosovar.