E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Berisha kërkon masa antikrim

Vetëm pak ore pas kthimit nga Brukseli ku ka diskutuar për çështjen e liberalizimit dhe ka marre mesazhin për përmbushjen e kushteve para dhe pas heqjes se vizave, kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur komitetin ndërinstitucional antikrim, për te kërkuar masa me te forta kundër krimit te organizuar, trafiqeve dhe lendeve narkotike Kreu i qeverise u beri apel te gjitha institucioneve, qe te rrisin luftën ndaj këtyre fenomeneve, pasi vendi do te jete i monitoruar nga Bashkimi Evropian për plotësimin e këtyre kritereve. Me tej Berisha kërkoi nga institucionet gjetjen e një mekanizmi te sakte për krahasimin e te dhënave zyrtare, ne mënyrë qe ato te përputhen me prokurorinë dhe policinë. Duke u ndalur tek fenomeni i prodhimit dhe tregtimit te lendeve narkotike, shefi i qeverise apeloi për reagim me te forte ndaj kultivuesve. Ne komitetin për luftën kundër krimit marrin pjese ministri i Brendshëm, ai i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, policia e shtetit por edhe Shërbimi Informative Shtetëror. Megjithe kërkesën për te qene pjese e këtij komiteti, as kreu dhe as nen drejtori i Shërbimit Informativ nuk kane qene prezent ne këtë mbledhje. Burime zyrtare nga selia e ekzekutivit bene me dije se gjithsesi SHISH, është përfaqësuar nga një zyrtar i nivelit te dyte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›