E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> OSBE: Po ushtrohet presion mbi gazetaret

Liria e medies si dhe kërcënimet ndaj gazetareve kane qene ne fokus te raportit te fundit te OSBE-ODIHR-it lidhur me lirinë e medies ne bote, te hartuar nga Dunja Mijatovic. Ne këtë dokument raportohen problemet ne 56 shtete përfshire këtu edhe Shqipërinë. Sipas zonjës Mijatovic, se fundmi janë shtuar rastet e presionit dhe dhunës ndaj gazetareve. "Ne çdo shtet gazetaret përballen me sfida dhe rreziqe te ndryshme por nga kërkimet tona kemi vene re se ekzistojnë disa probleme qe janë te njëjta ne çdo vend. Një nder to është niveli i lirisë se media për te lejuar zërat e lire dhe ato kritike te shprehem. Ka mjaft probleme ne ndërhyje ne politiken editoriale te medieve. Vëmë re se ka pasur edhe dhune te ushtruar ndaj gazetareve. Marrim vazhdimisht raporte për kërcënime, intimidime si dhe ndërhyrje te pushtetit mbi mediet private," thuhet ne këtë raport. Ne paragrafin për Shqipërinë raporti i OSBE evidenton edhe gjobën prej 400 mije eurosh ndaj televizionit Top Channel, pas publikimit te videos lidhur me rastin e ministrin e atëhershëm te turizmit Ylli Pango. Ndërkohë ne këtë raport nuk ka munguar as rasti i disa ditëve me pare ku tre pjesëtare te grupeve terroriste masakruan me 20 plumba gazetarin investigativ grek Sokratis Golias ne shtëpinë e tij ne Athinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›