E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Biznesi: Jo ulje investimesh

Ne prag te shkurtimit qe do t'i beje qeveria buxhetit te shtetit, për shkak te mungesës se te ardhurave, biznesi kërkon qe te mos preken fondet për investimet publike. Sipas tyre, kjo situate do te ndikonte negativisht, jo vetëm ne gjendjen e tyre financiare, por ne gjithë ekonominë. Opozita ka deklaruar votën kundër ndryshimit te buxhetit te shtetit. Sipas deputetes Mimi Kodheli, koha e lënë ne dispozicion për te analizuar draftin financiar është e pamjaftueshme. Ndërsa deputeti demokrat Selami Xhepa deklaron se ndryshimi i buxhetit është i domosdoshëm, pasi këtë viti qeveria ka një objektiv qe duhet ta realizoje, siç është ulja e deficitit buxhetor. Qeveria parashikon te ulje me 40 miliard leke buxhetin e shtetit. Nga kjo shume preken edhe investimet publike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›