'> Bode: Opozita pa asnje alternative
Kur ndryshimet ne buxhet u miratuan pa kartonët e opozitës dhe u vijuan nga akuzat e kreysocialsitit Rama për shpenzime te shfrenuara te qeverise, ministri i Financave deklaroi se shkurtimet ishin ne nevojshme. Ridvan Bode theksoi se opozita nuk ka asnjë alternative apo program te qarte për situatën ekonomike. Sipas ministrit Bode deklaratat e socialisteve ne kuvend ishin shtrembërime te se vërtetës. Bode kundërshtoi serish opozitën dhe u shpreh se ne Shqipëri nuk ka krize ekonomike. Duke shfrytëzuar qëndrimin e FMN dhe raportin e Komisionit Evropian kreu i financave deklaroi se edhe gjate këtij viti ekonomia ka pësuar rritje. Sa i përket borxheve Bode u përgjigj se qeveria i ka mundësitë për t'i paguar ato. Me shifra dhe statistika Bode krahasoi zhvillimet ekonomike gjate qeverisjes demokratike dhe periudhës kur vendi drejtohej nga socialistet. Sipas Bodes pagat, pensionet,investimet publike dhe te ardhurat nga tatimet vitet e fundit janë ne nivele me te larta se gjate qeverisjes se te majtës.